Xhamitë cak i hajnave në Fushë Kosovë dhe Ferizaj

Dy raste vjedhjesh janë raportuar në objekte fetare në komunat e Fushë-Kosovës dhe Ferizajt, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë dhe kanë marrë para e pajisje të ndryshme.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë të shtunë në Fushë Kosovë, persona të panjohur kanë hyrë me forcë përmes një dritareje në zyrën e një xhamie dhe kanë vjedhur 130 euro para të metalta dhe dy orë dore.

Një rast tjetër është raportuar në Ferizaj, ku hajnat kanë depërtuar në xhaminë e madhe të qytetit dhe kanë marrë dy pompa termike dhe një stabilizator të gjeneratorit.

Policia ka thënë se rastet po hetohen.

Back to top button