“Do të ishte normale që të ketë garanci nga Konjufca që mund ta bëjë qeverinë”

(Lajm i përditësuar)
“Do të ishte normale që të ketë garanci nga Konjufca që mund ta bëjë qeverinë”
Analisti, Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” të RTV21 tha se do të ishte normale që i mandatuari për kryeministër, Glauk Konjufca të ketë një garanci që i njëjti të mund ta bëjë qeverinë e re.
Kurse për deklaratën e Osmanit në konferencë për media tha se ajo e zhagiti këtë proces.
“Do të ishte normale që së paku të ketë një garanci nga zoti Konjufca që mund ta bëjë qeverinë, pikërisht për arsyjen e asaj çka tha zonja Osmani tha se interesi i shtetit do të thotë është kryesori por me atë që bëri nuk e dëshmoi, por e zhagiti e pak këtë proces të pafundur”, tha Kasapolli.
Ndër të tjera analisti tha se presidentja Osmani në kohën kur i duhet Kushtetuta e citon atë ashtu siç duhet.
“Unë besoj që presidentja Osmani në momentin kur i duhet Kushtetuta e citon ashtu si të duhet, por kur si duhet nganjëherë ka edhe disa devijime”, theksoi ai. /RTV21/21Media
Kasapolli: Buxheti për tre muajt e ardhshëm do të miratohet, nuk është shkelje ligjore
Analisti, Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” të RTV21 për rrezikimin e buxhetit për tre muajt e ardhshëm në Kosovë, tha se Kuvendi do të miratoj këtë buxhet.
Teksa shtoi se ky vazhdim i buxhetit për këtë periudhë nuk është shkelje ligjore.
“Në emër të fondit të rritjes, të krizës së ardhshme po pretendohet që të futet një farë frike e gjithë popullore dhe çka po ndodh në këtë rast. Ajo se çfarë duhet t’i sigurojë qytetarët të Kosovës është që buxheti për tre muajt e ardhshëm të vitit 2026 – mos keni frikë se do të ketë buxhet, përshkak se Kuvendi do të miratoj bashkëarisht vazhdimin e buxhetit për tre muajt e ardhshëm, nuk është shkelje ligjore. Ajo është gjë që duhet të ndodhë dhe do të ndodhë”, deklaroi ai./RTV21/21Media
Kasapolli: Osmani e ka vazhduar rolin e saj të noteres së Kurtit e jo të presidentes
Analisti, Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” të RTV21 për mandatimin e Glauk Konjufcës nga presidentja, Vjosa Osmani tha se kjo që ka ndodhur sot nuk e ka habitur askënd.
Ai cilëson se presidentja Osmani e ka vazhduar rolin e noteres së zotit Kurti gjatë këtyre 5 viteve.
“Unë besoj që presidentja ishte e bindur që nga 9 shkurti për atë se qka duhet të bëjë ajo me qëllim të zvarritjes së këtij procesi. Besoj që ajo që ka ndodhur sot nuk e ka habitur askënd, besoj që zonja Osmani e ka vazhduar atë se qka ka bërë gjatë këtyre 5 viteve, e ka luajtur vendin e vet në mënyrë shumë korrekte në raport me VV-në dhe zotin Kurti, duke vazhduar rolin e saj të noteres së zotit Kurti e jo të presidentes e cila e përfaqëson unitetin e popullit”, deklaroi analisti në Click.
Kasapolli beson që asnjë argument nuk është ofruar nga VV apo nga Glauk Konjufca për deklaratën e Osmanit e cila ka thënë se nga kjo parti do të bëhet qeveria apo sigurimi i 61 numrat për formimin e qeverinë së re./RTV21/21Media