Ngjarjet e datës 5 nëntor

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës mban seancën gjyqësore lidhur me padinë e iniciuar nga Oda Ekonomike e Kosovës kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Objekti i Pallatit të Drejtësisë, salla e gjykimeve, ora 10:00)
Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, mban takimin e rregullt konsultativ
të nivelit të lartë me akterë institucionalë, ekspertë dhe përfaqësues nga shoqëria civile me temë “Siguria e grave në vendin e punës”. (Hotel Emerald, ora 10:00-12:00)
Dita e dytë e Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST”. (Restorant “Amaro”, Prishtinë, ora 18:00)