Rasti Bedri Rexhepi, shqyrtohen ankesat e të akuzuarve për dënimet e përjetshme

Në Gjykatën e Apelit, sot ka vazhduar seanca e kolegjiumit ku do të elaborohen ankesat e mbrojtjes së të akuzuarve Jeton dhe Nexhat Vllasaliut ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtina mbi dënimin me burgim të përjetshëm, për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi në vitin 2021.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 28 maj i ka dënuar me burgim të përjetshëm Jeton dhe Nexhat Vllasaliut për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Në aktakuzë thuhet se prej periudhës 9 janar 2021 deri më 8 prill 2021, të pandehurit Vllasaliu në bashkëkryerjeje pas marrëveshjes paraprake, kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta të dëmtuarin Bedri Rexhepi, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore.

Back to top button