Tahiri: Partitë parlamentare të reflektojnë për dalje nga ngërçi politik

Analistja politike, Arta Tahiri në një përgjigje për RTV21 vlerëson partitë politike parlamentare duhet që reflektojnë për të tejkaluar ngërçin politik për formimin e institucioneve.

Por, sipas saj, duke iu referuar edhe deklarimeve të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, teorikisht pothuajse është e pamundur që të sigurohen 61 vota për  formimin e Qeverisë së re, për shkak të kundërshtimit të partive parlamentare shqiptare.

‘’Teorikisht zoti Kurti deklaroi se pothuajse është e pamundur të bëhen 61 vota për të kaluar edhe mandatari i dytë nga LVV-ja, Glauk Konjufca, por sido që të jetë sfidat mbesin nëse do të ketë ndonjë reflektim nga ish-opozita, apo deputet të caktuar në mënyrë që të kalohet ky ngërç i jashtëzkonshëm politik institucional.  Kosova nuk e ka merituar që të gjendet në një situatë të tillë. Por, mos ndërgjegjja politike e përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës ka treguar se jemi në një situatë e cila më shumë kërkon dalje nga ky ngërc sesa të krijohet një ngërc tjetër, nëse mandatari i dytë Glauk Konjufca do të siguronte 61 vota”, tha Tahiri./RTV21/21Media

 

Back to top button