Luftimi i lojërave ilegale të fatit, vihet në pranga pronari i lokalit

Policia e Shtetit ka zbuluar një lokal në lagjen numër 16 në Korçë, i cili shërbente për organizim ilegal të lojërave të fatit.

Me këtë rast shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan shtetasin E. J. (25), banues në Korçë, për veprat penale organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin dhe vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati.

Në lokalin që kishte në përdorim 25-vjeçari, u gjetën pajisje elektronike që shërbejnë për vendosjen e lojërave të fatit, disa bileta dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari, të cilat janë sekuestruar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Back to top button