Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj Astrit Isufit, i dyshuar për vrasjen e vëllezërve të gruas së tij në fshatin Gollubovc të Malishevës, më 6 nëntor.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj, ka bërë të ditur se kërkesa për paraburgim është aprovuar pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.

“Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj A.I. për dy vepra penale – ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Masa e paraburgimit llogaritet nga data 7 nëntor deri më 6 dhjetor 2025”, ka thënë Muqaj.

Back to top button