Muhaxheri: Peja votoi vertikalisht – për lartësi, jo për ulësi

Kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri pas ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Muhaxheri shkroi se disa e matën politikën me rreshta horizontalë, por shton se ata e matën atë me sukses.

Sipas Muhaxherit, Peja votoi vertikalisht: për lartësi, jo për ulësi.

“Disa e matën politikën me rreshta horizontalë. Ne e matëm me sukseset që u ngritën, rrugët që u ndërtuan, projektet që u përfunduan. Peja votoi vertikalisht: për lartësi, jo për ulësi. Faleminderit Pejë”, shkroi Muhaxheri.

Back to top button