Komisionerët kundërshtojnë urdhrin e prokurorit Peci për vazhdimin e numërimit, Kryeprokurori del në vendngjarje

Procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicë të Jugut është ndërprerë, ku po hetohen fletvotime të dyshimta. Nacionale raporton se gjatë hetimeve ka pasur tensione në vendin e ngjarjes.

Raportohet se prokurori i rastit, Shpëtim Peci, kishte dhënë urdhër që procesi i numërimit të vazhdojë, por ky vendim është kundërshtuar nga komisionerët dhe vëzhguesit.

Portali tv21.tv ka kontaktuar Policinë, Prokurorinë dhe zyrtarë të KQZ-së lidhur me rastin mirëpo të njëjtit deri më tani nuk janë përgjigjur./21Meda

Back to top button