Humb jetën një person në një aksident në Bresje

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 01:00 në Bresje.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 01:00, datë 11.11. 2025, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në dalje të autostradës në Bresje – Fushë-Kosovë. Në aksident është përfshirë një veturë, një person ka pësuar lëndime dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, ka deklaruar ai.
Ai shtoi tutje se Policia është marrë me procedurat në vendngjarje./21Media