Sot pritet të përfundojë verifikimi i votave në Mitrovicë

Procesi i verifikimit të rezultateve në Mitrovicë të Jugut, pritet të përfundojë sot. Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i zgjedhjeve.
Ky proces është përmbyllur tashmë në 17 komunat e tjera ku ka pasur balotazh për Kryetarë të Komunave.
Në anën tjetër PDK ka dorëzuar ankesë në PZAP pas dyshimeve për kepërdorim të votave nëQendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut, duke kërkuar kështu rivorim në këtë komunë.
Në mbrëmjen e së hënës në këtë qendër është ndërprerë numërimi me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, e po me vendim të saj numërimi rifillojë të martën në ora 16:00./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?