Nis punën Komisioni për vlerësim të fletëvotimeve në Mitrovicë të Jugut e Gjakovë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar punën Komisioni i themeluar nga KQZ-ja për vlerësimin e fletëvotimeve për balotazhin në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovës në të cilat komuna u hasën disa fletëvotime me numra ndryshëm serik për të cilat ka pretendime për manipulim të tyre.

Sipas KQZ-së, ky komision do të përgatis një raport dhe të njëjtin ta dorëzojë jo më vonë se më 14 nëntor. “Mund t’iu konfirmoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar punën Komisioni i themeluar nga KQZ për vlerësimin e fletëvotimeve për zgjedhjet e raundit të dytë për Kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut dhe Gjakovës. Planifikohet që ky Komision, të përgatis një raport dhe të njëjtin ta dorëzojë jo më vonë se më 14 nëntor. Ndërkaq, për komunat tjera ky vlerësim do të bëhet sipas mostrës së caktuar dhe raporti do të finalizohet deri në fund të javës. Po ashtu, puna e këtij komisioni do të jetë në funksion edhe të përgjigjes së kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me një ankesë të parashtruar në këtë instiucion për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, por njëkohësisht edhe të sqarimit të mëtutjeshëm të situatës së krijuar”, tha Eelezi për RTV21.

KQZ-ja pret që rezultatet përfundimtare të balotazhit të shpallen gjatë javës së ardhshme./RTV21/21Media

Back to top button