​Formacionet Andorrë-Shqipëri

Sonte, nga ora 20:45, Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë në fushë për sfidën e fundit të fazës kualifikuese, duke u përballur si mysafire me Andorrën — një ndeshje vendimtare për të mbajtur gjallë ëndrrën e pjesëmarrjes në “play-off”-in e Botërorit që do të mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Kuqezinjtë janë të vetëdijshëm se vetëm fitorja i mban në garë, pasi aktualisht renditen në vendin e dytë të grupit K me 11 pikë, shtatë më pak se liderja Anglia.

Ndërkohë, anglezët do të përballen në të njëjtën orë me Serbinë në Londër. Një triumf i “Tre Luanëve” do ta bënte edhe më të sigurt pozitën e dytë për skuadrën e drejtuar nga Sylvinho.

Tabela momentale e grupit para ndeshjeve të mbrëmjes paraqitet kështu:
 Anglia – 18 pikë
 Shqipëria – 11 pikë
 Serbia – 10 pikë
 Letonia – 5 pikë
 Andorra – 1 pikë

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Ajeti, Gjymshiti, Hysaj; Laçi, Asllani, Shehu; Hoxha, Manaj, Broja.

Andorra: Ruiz; Borra, Llovera, Olivera, San Nicolas; Rodrigo, Babot, De las Heras, Cervos; Rosas, Lopez.

Në këtë sfidë, kuqezinjtë kërkojnë jo vetëm tre pikët, por edhe konfirmimin e karakterit të një ekipi që synon botërorin./21Media

Back to top button