Haradinaj: Konjufca më ka ftuar për takim, nuk e kam plan shkoj, s’ka diçka serioze

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se partia e tij do të garojë e vete në zgjedhje duke mos hyrë në asnjë koalicion parazgjedhor.
Haradinaj po ashtu bëri të ditur se ka pasur këkresa për takime nga mandatari për formimin qeverisë nga LVV-ja Glauk Konjufca, por që nuk ka pranuar diçka të tillë.
“Do të garojmë vetëm në këto zgjedhje nuk do të shkojmë në koalicione. Kemi një vlerësim për figurën e zotrit Konjufca dhe është e vërtetë kjo, krijimi i një qeveri është proces tjetër kushdo që merr përgjegjësitë e merr përsipër me i siguruar votën ne nuk kemi pasur propozim ose kërkesë nga VV-ja për çfarëdo bashkëpunimi, ka kërkesa për takime por nuk mendoj që takimet janë diçka që ia vlen. Po lutemi për zgjedhje te reja sa me shpejt. Kanë kërkuar zotëri Konjufca për komunikim ose nga zyra e tij, ka pasur kërkesa për takim, por nuk e shohim që me shku në takime ta zëmë si ajo shprehja “Qitma votën si vëlla se e du Kosovën, Kosovën nuk është që e do vetëm një të gjithë e duam dikush më shumë ndoshta”, deklaroi Haradinaj.
Sipas tij nuk ka diçka serioze në qasjen e LVV-së.
“Nëse do të kishte ndonjë propozim e dini qëndrimin tonë, por nuk ka pasur një propozim bashkëpunimi apo ndarje e përgjegjësive, dua të jem i sinqertë. Nuk jam takuar dhe nuk kam plan të takohem me pi kafe”, tha Haradinaj./21Media