Haziri i LVV-së: Presim mbështetje individuale nga deputetët për formimin e Qeverisë

Deputeti i LVV-së, Fitim Haziri, ka kërkuar nga partitë e ish-opozitës ta mbështesin formimin e Qeverisë Konjufca.

Sipas tij, ka deputetë brenda partive të ish-opozitës që në mënyrë individuale do të votojnë për Glauk Konjufcën kryeminsitër.

‘’Sot çështja kryesore është buxheti i vendit… Formimi i Qeverisë Konjufca 1 është interes drejtëpërdrejt i shtetit. Edhe pse partitë deklarohen kundër bashkëpunimit me LVV-në, deputetët individualisht e dinë që bllokada nuk i sjellë asgjë të mirë vendit prandaj mbështetja nuk përjashtohet. Sa i përket zgjedhjeve, ne jemi plotësisht të gatshëm. LVV-ja është e konsiliduar ndryshe nga opozita  e cila po përballet me telashe pas zgjedhjeve lokale. Po të shkojmë në zgjedhje jemi të sigurt se do të dalim me fitore bindshëm më të thellë se ajo e 9 shkurtit”, tha Haziri./RTV21/21Media

 

 

Back to top button