Hajdari: Rrezikimi i fshehtësisë shtetërore është bërë nga Prokuroria Speciale dhe disa media jo nga unë

(Lajm i përditësuar)
Hajdari: Rrezikimi i fshehtësisë shtetërore është bërë nga prokuroria speciale dhe disa media jo nga unë
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për aktakuzën ndaj saj lidhur me rastin e rezervave shtetërore tha se provat janë mbledhur jashtëligjshëm, duke u munduar të arsyetojë të gjitha veprimet e ndërmarra dhe mënyrën e veprimit si ministri e Qeveri për sigurimin e rezervave shtetërore.
“Çdo pretendim i Prokurorisë afirmon tendencën politike të kësaj Prokurorie Speciale ndaj qeverisë Kurti. Të gjitha të ashtuquajtura prova të Prokurorisë speciale, janë mbledhur jashtëligjshëm. Rrezikimi i fshehtësisë shtetërorë është bërë nga prokuroria special ehe nga disa media dhe jo nga unë. Ne kem vepruar me urgjencë”, tha ndër tjera Hajdari.
Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari në një konferencë për media ka folur për aktakuzën ndaj saj lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
“Më lejoni të ju njoftojë se rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit dhe situatave të përcaktuar në nenin 2 të ligjit për rezervat shtetërore të mallrave. Kështu në 2021 ministria e MINT ka shpallur tri herë procedurat e prokurimit për të blerë një sasi të rezervës së mallrave nga të cilat një procedurë e prokurimit ka rezultuar me sukses, ndërsa dy të tjera kanë dështuar për shkak të mosofertimit të operatorit ekonomik. Mosmundësia e blerjes së mallrave bazike dhe konsolidimit të rezervës shtatore të mallrave është i dëshmuar nga tri procedurat e divizionit të prokurimit të MINT por që këto fakte Prokuroria Speciale nuk i ka marrë për bazë në hetim ndaj nesh”, tha Hajdari.
Ajo ka arsyetuar veprimin rreth rezervave me ‘ruajtjen e sigurisë kombëtare’.
Hjadari ka përmendur edhe historikun se si i paditën dy policët hetues të cilët morën dokumentacionin në zyrat e MINT, e që sipas saj kjo ndodhi jashtëligjshëm dhe pa ndonjë certifikatë të sigurisë.
“Provat janë mbledhur jashtëligjshëm përmes hetuesve që kanë zbatuar urdhrin e Prokurorit Valdet Gashi i cili i ka dërguar në MINT pa certifikatë të sigurisë, kjo ndodhi me 1 gusht të 2023 ku dy policë hetues pa certifikatë të sigurisë, pra pa leje për asnjë në këto dokumente të klasifikuar sekret ka marrë materialin brenda një ore në departamentin e rezervës shtetërore të mallrave në kuadër të MINT duke u thirrë në autorizimin e prokurorit e PRKS-së Valdet Gashi. Ne nga MINT kemi denoncuar hetuesit në IPK, dhe IPK ka hasur hetim dhe ka konstatuar shkeljen ligjore me veprimin e policëve hetues duke konfirmuar se dy policët hetues nuk ishin të pajisur me certifikim e sigurisë së nivelit sekret. Në këtë raport të IPK i është kërkuar U.D të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale që ta udhëzojë inspektoratin policor për veprime të mëtejme. Pro kjo çështje është mbyllur nga vet prokurori Valdet Gashi si MINT kemi dëshmi që e vërteton se me të pranuar raportin e IPK, prokurori Valdet Gashi ka pohuar se është në konflikt interesi dhe nuk mund ta trajtojë lëndën pasi që vet kishte autorizuar policët hetues të merrnin dokumentacionin”, tha ajo.