Shaqiri zbulon detaje të reja për provokimet e serbëve në vitin 2018

Xherdan Shaqiri ka zbuluar detaje të reja rreth provokimeve që ai dhe Granit Xhaka kanë përjetuar para ndeshjes së Kupës së Botës 2018 kundër Serbisë. I ftuar në programin “Gredig direkt” të SRF-së, Shaqiri tregoi se tensionet kishin nisur ditë para takimit.
Sipas tij, ai dhe familjet e tyre ishin provokuar jashtëzakonisht shumë nga pala serbe, sidomos në rrjetet sociale, çka i motivoi edhe më shumë për të fituar ndeshjen: “Kjo krijoi një uri tek ne për të fituar dhe në fund të fundit, vetëm fitorja sportive kishte rëndësi”, tha Shaqiri.”
Gjatë intervistës, Shaqiri foli gjithashtu për rikthimin te FC Basel, të cilin e quajti “një ëndërr të bërë realitet”. Ai theksoi se kishte gjithmonë dëshirë të luante sërish në St. Jakob-Park para prindërve të tij dhe të ndihmonte klubin të rikthehej në majat e futbollit zviceran.
Sulmuesi me origjinë nga Kosova po kalon një sezon shumë të mirë, me dymbëdhjetë pikë të grumbulluara si shënues në Superligë. Sa i përket të ardhmes, ai tha se nuk ka një plan të caktuar për tërheqjen nga futbolli, por do të ndalet “kur të zgjohet një mëngjes dhe të mos ketë më dëshirë për të luajtur”.
Shaqiri theksoi gjithashtu se qëndron larg politikës, duke nënvizuar se për të gjithmonë ka qenë në qendër fusha dhe performanca sportive.