Osmani i jep zemër Kosovës: Le të bëhemi një zë për djemtë tanë!

Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë një thirrje motivuese për përballjen e mbrëmjes së sotme mes Kosovës dhe Sllovenisë, duke ftuar qytetarët të bashkohen në mbështetje të Kombëtares.

Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar se zemra e gjithë vendit rreh për Kosovën dhe ekipin kombëtar.

“Zemra jonë rreh për Kosovën, për ekipin tonë të zemrës!

Le të jemi bashkë sonte, le të bëhemi një zë, një brohoritje, një besim për djemtë tanë!

Forca Kosovë, forca dardanë! Sot luajmë me shpirt, me zemër, me krenari!”, shkroi e para e shtetit.

Back to top button