“Autogol diplomatik”, Hoti kritikon deklaratën e Osmanit dhënë për Politico

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ee ka kritikuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani  , se në Kosovë “janë shkatërruar 900 banda kriminale për pesë vjet”.

Përmes një postimi në Facebook Hoti ka thënë  se deklarata e Osmanit dhënë për Politico i jep botës mesazh të rrem se Kosova është zhytur në krim të organizuar.

“’900 banda kriminale të shkatërruara’ nuk është vetëm një statistikë e rreme, por është autogol diplomatik që i bëhet Kosovës. Kjo nuk tregon sukses, por i jep botës mesazhin e rremë se Kosova është e zhytur në krim të organizuar. Deklarata të tilla tragjikomike e ulin kredibilitetin e Kosovës dhe e dëmtojnë imazhin, duke e vendosur në listë me vendet problematike të botës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“ Autogol diplomatik”, Hoti kritikon deklaratën e Osmanit dhënë për Politico./21Media

Back to top button