Llapashtica: Nuk ka profesionist dhe jurist që mund t’a dijë që Specialja me çfarë norme po punon

(Lajm i përditësuar)


Llapashtica: Nuk ka profesionist dhe jurist që mund t’a dijë që Specialja me çfarë norme po punon

Rafet Llapashtica nga OVL-UÇK në emisionin “Click” të RTV21 e citon një deklarim publik të Hashim Thaçit ku ka thënë se ligjet e Serbisë i kemi shkelë.

“Unë e di që ligji zbatohet në kohën e kryerjes së krimit edhe më i favorshëm. Kur thoshte Hashimi (Thaçi) ne ligjet e Serbisë i kemi shkelë, u kry puna këtu, ky është deklarim publik jo i Hashim Thaçit por i krejt luftëtarëve”, tha ai.

Llapashtica shtoi se nuk ka profesionist dhe jurist që mund të dijë që Specialje me çfarë norme është duke punuar.

“Nëse mendon që i kemi kriju ligjet tona dhe shtetin tonë kur të na duhet i kemi. Ne prapë po dënohemi me ligjin penal të jugosllavisë, Serbisë, të Milloshoviçit do të thotë deri në vitin 1990 ose të Titos. Kjo Gjykatë as nuk është duke funksionuar me ligjet e jugosllavisë, me kodin penal deri në vitin 90′. Këtë Gjykatë, nuk ka profesionist, jurist, këtë proces që mund t’a dijë Gjykata Speciale me çfarë norme po punon, se për atë po gjykohemi ne”, deklaroi ai./RTV21/21Media


Llapashtica për Bllacën: Është një laper dhe rrugaç

Rafet Llapashtica nga OVL-UÇK në emisionin “Click” të RTV21 tha se Nazim Bllaca është laper dhe rrugaç, teksa shtoi se është duke qëndruar në Beograd.

“Nazim Bllaca këtu ka dalë ka folë te shtatorja e Ibrahim Rugovës i ka thënë krejt mediave kam diqka, u dalë u sjellë si dallsusan aty, mos u habit që nuk e ka njoft dikush. Kush u merrë me Nazim Bllacën, u shku me nejtë në Beograd, pse sepse është një laper, rrugaç, i kanë dhënë hapësirë edhe në media ati personi”, tha ai./RTV21/21Media


Llapashtica për mbajtjen e protestave: Do t’i shërbejnë drejtësisë

Rafet Llapashtica nga OVL-UÇK në emisionin “Click” të RTV21 për protestat që organizatat e veteranëve bëjnë ndaj ish krerëve të UÇK-së që po qëndrojnë në Hagë, tha se ato i shërbejnë drejtësisë

“Unë mendoj që i shërbejnë drejtësisë, për dëgjimin e zërit tonë, edhe asnjëherë në asnjë tubim tonin, fjalim. Unë mendoj që ne si organizatë pa përkrahjen e askujt pos njerëzve të vullnetit të mirë, kemi arrit me i organizu në shtetin tonë amë shqipëtarë, tri protesta”, deklaroi ai.

Për nocionin që ushtarët e UÇK-së janë “të egër”, ai tha se është nocion i Serbisë./RTV21/21Media


Llapashtica i OVL e UÇK: Nuk kemi heshtur kurrë, kemi kërkuar ballafaqim me drejtësinë

Rafet Llapashtica nga OVL-UÇK në emisionin “Click” të RTV21 tha se veteranët nuk kanë heshtur kurrë për mbajtjen e ish krerëve të UÇK-së të cilët janë duke u mbajtur në Hagë.

Ai shtoi se në fillim të kësaj Gjykate të gjithë i kanë besuar.

“Ne nuk kemi hesht kurrë, ne kemi kërku transparencë, kemi kërku me u ballafaqu me drejtësinë. Ne nuk mundemi me pranuar një fakt që dikush merrë mjete financiare si dëshmitarë. Në fillim të kësaj Gjykatë i kanë besuar të gjithë, me procedurat të cilat i ka zhvillu. Nuk është problem i të akuzuarëve, por nuk është problem as i yni që si e organizon dhe ku ngec në parapërgaditje kjo Gjykatë. Se fondet për themelim të kësaj Gjykate janë të bashkimit evropian, do të thotë janë dhënë 400 milionë euro për themelimin e saj edhe funksionalizimin e saj. Ne nuk po dimë me çka po gjykohemi./RTV21/21Media


Llapashtica: SHBA po mbron Kosovën më shumë se ne vetë

Rafet Llapashtica nga OVL-UÇK në emisionin “Click” të RTV21 tha se SHBA po mbron Kosovën më shumë se vetë qytetarët e vendit.

“Me këta njerëz që sot e mbrojnë UÇK-në dhe e mbrojnë shtetësinë e Kosovës, se ne po shohim prej narracionit të pa aftësisë tonë si qytetarë. Po vjen në pikëpyetje shteti jonë, duhet me u kthy amerikanët prapë edhe me ardhë me tregu Hill që unë jam këtu me mbrojtë politikën amerikane.

I pyetur se a e mbron më shumë SHBA, Kosovën ai tha “më shumë se ne vetë”./RTV21/21Media


Llapashtica: Clark, është vula e dëshmisë në Hagë

Rafet Llapashtica nga OVL-UÇK në emisionin “Click” të RTV21 për dëshminë e ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën i NATO-s, Wesley Clark në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit tha se ai është vula e dëshmisë.

Teksa shtoi se Clark është njeriu më kompetent i fushës ushtarake.

“Besoj që të gjithë e kuptojmë që është njeriu më kompetent i fushës ushtarake dhe kohës kur UÇK ka qenë njeri më i informuar edhe në aspektin politik, por edhe të operimit ushtarak. Ne mendojm që gjenerali Clark, është vula e dëshmisë do të thotë e paraqitjes së strukturimit, gjendjes, operimit  të UÇK-së”, tha ai. /RTV21/21Media

Back to top button