Ismaili: As Konjufca s’beson që mund të jetë kryeministër i vërtetë, e Kurti zëvendës i tij

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, e ka cilësuar seancën e sotme ku do të votohet për Qeverinë e re, me të mandatuarin Glauk Konjufcën.
Ismaili ka thënë se edhe vetë Konjufca e di se nuk mund të jetë kryeministër e Kurti zëvendës i tij.
“Seancë që në thelb është e pakuptimtë, sepse rezultati dihet. As Konjufca s’beson që mund të jetë kryeministër i vërtetë e Kurti zëvendës i tij…Kjo seancë është farsë, me një kandidat që e di vetë që nuk mund të luajë rolin e kryeministrit”, ka thënë Ismaili.