Osmani shpërndan Kuvendin

(Lajm i përditësuar)
Limaj preferon 21 dhjetorin datën e duhur për zgjedhje
Fatmir Limaj, kryetar i Nismes preferon datën 21 dhjetor për zgjedhje.
Limaj pas takimit me Osmanin tha se sot ”i erdhi fundit 9 muajve të humbur”, teksa shtoi se Kosova duhet të qeveriset ndryshe.
Gjithashtu Limaj shtoi se ”Nisma do të shkoj në zgjedhje, vetë ose me ndonjë koalcion serioz”.
PDK preferon datën 21 dhjetor për zgjedhje
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se në takimin me Presidenten ai e ka dhënë qendirmin e tij se data e duhur për zgjedhjet është 21 dhejtor.
‘’Kemi diskutuar data e mundshme për zgjedhjet, ne kemi dhënë qendrimin tonë se data 21 dhjetor është data e duhur për zgjedhje, sepse data 28 është afër ndrrimit të vitit’’, tha Hamza.
Haradinaj preferon datën 21 dhjetor për zgjedhje
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-se preferon datën 21 dhjetor për zgjedhje. Haradinaj këtë e tha pas takimit me Rresidenten Vjosa Osmani.
“Duke qenë se është humbur shumë kohë, duke qenë se ka shumë akumulime të temave buxhetore, kemi propozuar që dita e zgjedhjeve të jetë 21 dhjetor. Mendojmë se në këtë mënyrë do ta fitojmë një javë kohë për vazhdimet buxhetore. Qeveria e Kosovës mund të marrë vendime për të përmbushur disa detyrime buxhetore që i ka si ndaj RTK-së edhe ndaj palëve tjera. Periudha e para vitit të ri, sepse pushteti po kërkon 28 dhjetorin, kjo periudhë është për familjen dhe është një arrogancë nga politika që me u shpall zgjedhjet më 28 dhjetor”, ka thënë ai.
Peci: Preferojmë që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor
Bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka thënë se kanë propozuar 28 dhjetorin si datë ideale për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.
‘’Kemi mbrojtur qendrimin se zgjedhjet duhet te mabhen mes dates 21 dhe 29 dhjetor. Ne si Guxo preferojmë më shumë daten 28’’, tha Faton Peci./21Media
Osmani shpërndan Kuvendin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nënshkruar të enjten vendimin për të shpërndarë Kuvendin, pasi nuk është arritur asnjë marrëveshje që deputetët të provojnë t’i votojnë sot disa marrëveshje me rëndësi për vendin.
Rexhepi: 28 dhjetor data ideale për zgjedhje
Emilia Rexhepi para takimit me presindeten Osmani ka deklaruar se fata 28 dhjetor është data ideale për mbajtjen e zgjedhjeve.
PDK preferon 21 dhjetorin si datën e duhur për zgjedhje
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se subjekti i tij politik perferon datën 21 dhjetor si daten e duhur për zgjedhjet.
Nis takimi i presidentes Osmani me krerët e partive
Kanë filluar takimet e Presidentes Vjosa Osmanit me liderëve të subjekteve poltike.
Liderët e subjekteve politike e konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot pritet të takohet me drejtuesit e partive parlamentare për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
Takimi është thirrur pas dështimit të votimit të Qeverisë së propozuar nga Glauk Konjufca,
Deri tani, si data të mundshme për zgjedhjet përmenden 21 dhe 28 dhjetori.
Takimi do të mbahet në orën 10:30. Pjesëmarrjen në takim për RTV21 e kanë konfirmuar liderët e partive./RTV21/21Media