Abrashi: LVV-ja në koalicion me qytetarët

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, tha për RTV21 se janë të gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.
Sipas tij, LVV-ja nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë subjekt politik.
“Natyrisht se do të bëhemi gati për zgjedhje dhe besoj se do të dalim fitues të padiskutueshëm. Nuk kemi diskutuar për koalicion. Besoj se tash e tutje hapen këto tema. Por, LVV-ja do të garojë ashtu siç e do qytetari, pra koalicion me qytetarin”, tha Abrashi./RTV21