Elshani për numërimin e votave në Mitrovicë: Është cenuar integriteti zgjedhor

Anëtari i KQZ-së nga PDK, Arianit Elshani, ka folur lidhur me procesin e numërimit në qytetin e Mitrovicës. Ai në mbledhjen e KQZ-së për certifikimin e rezultateteve të zgjedhjeve lokale, tha se në këtë qytet është cenuar integriteti zgjedhor.

Duke shtuar edhe shqetësimet që PDK i ka ngritur lidhur me këtë çështje.

“Me gjithë ato pamjet që i kemi parë gjatë procesit të numërimit në qendrën komunale të numërimit, por edhe me rastet e evidentuara në ditën e votimit nëpër vendvotime. Kemi parë që fletvotimet kanë pasur një kodë tjetër të vendvotimeve. Ky proces në komunën e Mitrovicës, që po evidentohet që ka mundur të ndodhë edhe në komuna tjera, është cenuar integriteti zgjedhor, ne edhe si parti politike, në këtë rast si përfaqësues i PDK-së kemi ngritur shqetësimet tona lidhur me këtë proces të votimit në komunën e Mitrovicës”, deklaroi Elshani./21Media

Back to top button