Policia merr pjesë në Ushtrimin e Përbashkët Operacional “Shpata e Artë”

Në kampin e njësive speciale të Policisë së Kosovës – Vrellë, me pjesëmarrje nga Policia e Kosovës, KFOR- i, EULEX-i dhe FSK-ja, është mbajtur ushtrimi i përbashkët
Operacional “Shpata e Artë”.
Qëllimi i këtij ushtrimi të përbashkët ishte fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit për reagim emergjent në raste të incidenteve kritike, situatave kur kërkohet angazhim dhe bashkëpunim ndërinstitucional në ruajtjen e sigurisë publike duke reflektuar bashkëpunimin shumë të mirë institucional dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një ambient të sigurt, si dhe për të siguruar një reagim të shpejtë, efikas dhe efektiv ndaj çdo sfide të mundshme në aspektin e sigurisë.
Ushtrimi “Shpata e Artë” u ndoq nga afër nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, komandanti i KFOR-it, EULEX-i, FSK-ja, si dhe eprorë të lartë nga Policia e Kosovës.
Në fund të këtij ushtrimi kolonel Hoxha përgëzoi pjesëtarët e PK-së dhe institucioneve pjesëmarrëse që morën pjesë në këtë ushtrim dhe theksoi se: Policia e Kosovës i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit ndër-institucional me të gjitha institucionet e sigurisë dhe mbetet e përkushtuar në ofrimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.