Foda: Po punojmë maksimalisht për rezultatet e Kombëtares së Kosovës

Selektori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, mori pjesë sot në ditën e parë të punimeve të Konferencës së 5-të Ndërkombëtare Shkencore për Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet, të organizuar nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).

Gjatë konferencës, Foda foli për ecurinë, punën dhe strategjinë e Kombëtares së Kosovës, si dhe për rezultatet e arritura deri tani.

Ai theksoi rëndësinë e edukimit fizik dhe sportit, si dhe nevojën për trajnimin e trajnerëve të rinj, duke i dhënë perspektivë zhvillimit të futbollit kosovar.

Selektori u shpreh i matur në deklaratat e tij, duke theksuar se po punon maksimalisht për të arritur rezultate sa më të mira me përfaqësuesen e Kosovës.

 

Back to top button