​5 shoferë gjobiten me gjithsej 1 mijë euro për kundërvajtje trafiku në Shtime e Ferizaj

Njësitë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndëshkuar sot pesë shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik në Shtime dhe Ferizaj.

Në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, është ndaluar shoferi I.R., (31), i cili me veturën VW Golf është kapur duke lëvizur 90 km/h në zonën me kufizim 40 km/h. Ai është gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe tre muaj pezullim të patentë shoferit.

Y.B., (30), me veturën Audi është kapur duke lëvizur me 93 km/h në zonën me kufizim 40 km/h. Ai është ndëshkuar me 200 euro, dy pikë negative dhe tre muaj pezullim të patentë shoferit.

Drejtuesi tjetër B.T., (40), me veturën Toyota, është kapur duke kryer tejkalim në vijë të plotë dhe është ndëshkuar me 200 euro, dy pikë negative dhe tre muaj pezullim të patentë shoferit.

Ndërsa M.G. (30), me veturën VW Caddy është kapur duke përdorur telefonin gjatë ngasjes. Pas verifikimit, u konstatua se kjo ishte përsëritje e kundërvajtjes dhe u ndëshkua me 200 euro, dy pikë negative dhe tri muaj pezullim të patentë shoferit.

Policia e Kosovës ka ndaluar H.K. (39), i cili me veturën VW Golf është kapur duke lëvizur 100 km/h në zonën me kufizim 50 km/h në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj. Ai është ndëshkuar me 200 euro, dy pikë negative dhe tre muaj pezullim të patentë shoferit.

Policia rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit.

Back to top button