Protestë në Gjakovë për rastin e 25 vjeçares që u gjet e vdekur ditë më parë në Tetovë
Qindra qytetarë u mblodhën sot në Gjakovë për të kërkuar drejtësi për Daorsa Spahiun, studentën e mjekësisë e cila humbi jetën tragjikisht në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.
Dhjetëra qytetarë kanë protestuar duke kërkuar drejtësi, pasi që në disa media është raportuar se vdekja e saj mund të jetë e dyshimtë.
25 vjeçarja, Daorsa Spahija, më 05 nëntor u gjet e vdekur në një objekt në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, atje ku ishte duke studiuar për mjekësi.