Kaloni te përmbajtja kryesore

Murati i reagon Abdixhikut: E turpshme Lumir, qenke marrë me fushatë

Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati i është përgjigjur Liderit të LDK-së, Lumir Abdixhikut pasi ky i fundit e ka akuzar Qevenë detyrë se ka bllokuar buxhetin e Prishtinës.Mirëpo sipas Abdixhikut.

Murati përmes një postimi në Facebook ka akuzuar Abdixhikun e partinë e tij se nuk e votuan buxhetin.

“Dhe ja, në vend se të përgjigjet pse nuk e votoi buxhetin e Prishtinës për vitin 2025, Lumir Abdixhiku qenka marrë me fushatë për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kjo veç çka e vërteton atë që e thash, se këta fare nuk e kanë hallin te qytetari, përndryshe do ta kishin votuar buxhetin jo veç të Prishtinës por edhe të RTK-së e të shtetit për vitin 2026 e nuk do të kishin rrezikuar pagat, pensionet, e shumë shërbime tjera esenciale.E turpshme Lumir!”, ka shkruar Murati./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button