Hamza për Lladrovcin: Ka qenë, është dhe mbetet PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar fotografi gjatë një takimi me Ali Ahmetin dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hamza ka thënë se Lladrovci ka qenë, është dhe do të mbetet PDK.
“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK. Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës. Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit. Të bashkuar, gjithmonë të fituar!”, ka shkruar Hamza./21Media