“A t’i këndoj këngët e Mahmutit a”, Rovena Stefa zbulon kërkesat më të çuditshme që merr në dasma

E ftuar në emisionin ‘’Ftohtë e Nxehtë’’ në RTV21 artistja e njohur Rovena Stefa së fundmi ka zbuluar kërkesat më të çuditshme që merr për performimin e këngëve në dasma .
‘’Po t’i llogarisim këngët jo tradhtoi, jo tradhtare ka shumë këngë të tilla por njerëzit bashkojnë emocionet që i ka lënë ajo këngë dhe për shembull që janë rrit me këngët e mia edhe normale e duan një këngëtare si Rovena t’ua ndreqin dasmën nuk e shohin njerëzit ‘burrë të martuar dashurova’ “, tha ajo
Derisa këtu u pyet se a e kënon në dasma edhe këtë këngën “burrë të martuar dashurova”, ajo u përgjigj:
“ Pra çka të këndoj unë pra këngët e Mahmutit , të mijat i këndoj,..ej Mahmutin e përshëndes e du shumë dhe e respektoj shumë’’, tha ajo./21Media