“Hani pa gajle”, mandarinat në Kosovë këtë vit janë të sigurta

Vitin e kaluar, Sistemi Europian i sigurisë ushqimore pati ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria, të cilat kishin qenë me pesticide të larta.

Lidhur me sa janë të sigurta mandarinat për konsumim këtë vit të importuara nga Shqipëria në Kosovë, kanë folur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Zëdhënësi i AUV-it, Muharrem Shahini në një përgjigje për portalin rtv21.tv, ka thënë se mandarinat janë të sigurta për konsumim.

Ai shtoi se këtë vit ky institucion ka ndërmarrë masa shtesë për forcimin e kontrolleve që kanë të bëjnë me importin e mandarinave.

“Për vitin 2025, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndërmarrë masa shtesë për forcimin e kontrolleve të importit për produktin mandarina, pavarësisht origjinës së tij, përfshirë edhe vendet jashtë Shqipërisë. Sa i përket mandarinave të importuara nga Shqipëria, çdo ngarkesë e destinuar për tregun e Kosovës duhet të shoqërohet me certifikatën e analizave që dëshmojnë nivelin e mbetjeve të pesticideve”, ka thënë Shahini.

Ai shtoi se çdo ngarkesë me mandarina duhet të ketë të shoqëruar, cerifikatën e analizave, që kanë të bëjnë me pesticidet.

“Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera deri më tani  në mandarinat e importuara nga Shqipëria, përfshirë këtu edhe analizat laboratorike të mostrave të marra, nuk është evidentuar asnjë ngarkesë apo kontingjent i mandarinave me origjinë nga Shqipëria që të ketë rezultuar me tejkalim të normave të lejuara të pesticideve”, ka deklarurar Shahini për rtv21.tv

Kujtojmë, se vitin e kaluar Kosova ka ndaluar mandarinat e ardhura nga Shqipëria, të cilat, pas testeve laboratorike të kryera, u konstatuar se ishin të sigurta për konsum./21Media

Back to top button