Osmani: Shqiptarët, një komb që ngrihet dhe ecën me kokën lart

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka publikuar pamje nga vizita në Shqipëri, në kuadër të festimeve për 28 nëntorin.

Osmani ka shkruar se ky 28 Nëntor ishte kujtesë dhe premtim njëkohësisht: se rruga jonë është e gjatë, por e jona; se historia nuk na ka lënë vetëm plagë, por edhe shumë arsye për të qenë krenarë.

Ajo ka thënë se populli shqiptar kudo që është mbetet komb që di të ngritet ,të festojë dhe të shikojë nga e ardhmja me kokën lart.

Back to top button