City dëshiron sulmuesin e Premier Ligës, do t’i kushtojë 75 milionë euro

Manchester City po shqyrton një transferim në janar për sulmuesin e Bournemouth, Antoine Semenya.

Semenyo është një nga lojtarët më të kërkuar në Premier Ligë dhe ka tërhequr interes të fortë nga Liverpool, por duket se Citizens janë gati të kalojnë përpara konkurrencës për të ringjallur luftën e tyre për kampionatin, shkruan Goal.com.

Sipas The Times, Manchester City po “shqyrton” mundësinë e sjelljes së Semenyas dhe mund të aktivizojë klauzolën e tij të lirimit prej 75 milionë eurosh, e cila bëhet aktive më 1 janar.

25-vjeçari tashmë ka shënuar gjashtë gola në ligë dhe ka regjistruar tre asiste këtë sezon. Kjo vazhdoi formën e tij të mirë pasi shënoi 13 herë sezonin e kaluar.

Semenyo mund të mbushë boshllëkun e lënë nga largimi i Omar Marmoush për në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Trajneri i Bournemouth, Andoni Iraola, refuzoi të spekulonte për të ardhmen e Semenyas më 21 nëntor, por ai dukej i pajtuar me faktin se lojtari i tij kyç do të jetë shumë i kërkuar sapo të hapet afati i transferimeve, raporton KosovaPress.

“Në janar mund të më pyesni për tregun. Për momentin nuk jam i shqetësuar për afatin e ardhshëm kalimtar. Është nëntor dhe jam më i shqetësuar për situatën e lojtarëve për nesër.”/kp

Back to top button