Musliu: Qeveria po hesht për Fondin e Sigurisë, sa para janë mbledhur – ku kanë përfunduar?

Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ngritur disa pyetje rreth Fondit të Sigurisë që ishte hapur para tre vitesh nga Qeveria Kurti.

Musliu ka thënë pyetur sa para janë mbledhur dhe ku kanë përfunduar ato. Ajo thotë se për këtë gjë nuk ka as raporte dhe asnjë informacion.

Musliu tutje thotë se sa më shumë hesht qeveria, aq më shumë ngjallen dyshimet.

Postimi i saj:

Fondi i “Sigurisë” që askush s’e di ku është, përveç Qeverisë

Para tre vitesh u hap “Fondi i Sigurisë” me fjalë të mëdha, me ideale të mëdha dhe, si zakonisht, me premtime të mëdha.

Qytetarët dhanë para. Diaspora kontribuoi. E Qeveria? Hesht.

Sepse, sa herë që vjen puna te transparenca, gjithçka papritur shpallet “sekret”.

Këto janë disa nga pyetjet që Qeveria Kurti vazhdon t’i shmangë publikisht:

• Sa para janë mbledhur realisht në Fondin e Sigurisë?

• Ku kanë përfunduar këto para?

• Për çfarë janë shpenzuar? Apo mos vallë po qëndrojnë në një llogari të mbyllur, larg syve të publikut?

• Sa është investuar në pajisje ushtarake?

• Sa në infrastrukturë?

• Sa në mbrojtje civile?

Nuk ka ndarje. Nuk ka raporte. Nuk ka asnjë informacion.

Pse ende nuk ka një auditim të pavarur të publikuar?

Nëse gjithçka është në rregull, pse ka kaq frikë Qeveria nga llogaridhënia?

Fondi i Sigurisë është para publike, jo pasuri private e askujt.

Mungesa e transparencës nuk është rastësi, është zgjedhje e qartë politike.

Sa më shumë hesht Qeveria, aq më shumë rriten dyshimet.

Back to top button