KQZ deri sot pranoi 41,200 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës

Nga data 26 nëntor dhe deri më sot, pëmes platformës elektronike të KQZ-së janë pranuar mbi 41,200 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar më shumë se 27,200, ndërkaq janë refuzuar mbi 4,200. Në vlerësim e sipër janë mbi 9,600 aplikime, kështu ka bërë të ditur për RTV21 zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi
“Nga numri i përgjithshëm i aplikuesve të aprovuar, pjesa më e madhe janë regjistruar për të votuar përmes postës, mbi 19,600 prej tyre për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga adresat e kutive postare jashtë Kosovës dhe më shumë se 800 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Ndërkaq, mbi 6,700 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, ka thënë ai./21Media