KQZ certifikon 22 subjekte politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 22 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të planifikuara të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Nga periudha 24 – 30 nëntor 2025, gjithsej 24 subjekte politike plotësuan formularin online për certifikim, përfshirë 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Sipas vendimit të KQZ-së, këto janë subjektet politike të certifikuara:

Partitë politike:

1. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;

2. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:

3. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;

4. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;

5. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;

6. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

7. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;

8. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;

9. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;

10. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;

11. AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS;

12. Kosovaki Nevi Romani Partia;

13. FJALA;

14. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);

15. KOSOVSKI SAVEZ;

16. PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR (PBKDSH).

Koalicionet:

17. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

18. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe

19. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;

Iniciativat qytetare:

20. PSA; dhe

21. Iniciativa Qytetare për Kosovë.

Kandidat i pavarur:

22. NEDŹMIDIN SEJDILAR.

Megjithatë, dy subjekte mbeten jashtë certifikimit. NISMA Socialdemokrate nuk certifikohet për momentin, pasi nuk kishte plotësuar listën e nënshkrimeve, edhe pse kishte përmbushur të gjitha kriteret tjera.

Subjektit i është dhënë afat deri më 3 dhjetor, ora 12:00, për të përfunduar listën e mbështetësve, pas së cilës do të mund të certifikohet nga KQZ.

Ndërkohë, Srpska Lista (Lista Serbe) nuk mori votat e nevojshme për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje, duke lënë të hapur mundësinë e ankimit eventual në PZAP.

Back to top button