Moscertifikimi i Listës Serbe, votimi i diasporës, Cakolli: Drama të sajuara

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas moscertifikmit të Listës Serbe dhe votimin e diasporës. Ai i ka quajtur këto si çështje të sajuara të disa akterëve politik.
“Mos me qenë çështjet e sajuara si ‘certifikimi i Listës Serbe’ dhe ‘votimi i diasporës’, disa akterë institucionalë as nuk do të vëreheshin nga publiku dhe as nuk do të kishin ndonjë peshë politike. Sepse roli i tyre politik varet krejt prej këtyre dramave të sajuara – ku zakonisht nis e mbaron i gjithë ‘kontributi’ i tyre.”, ka shkruar Cakolli.
Sipas tij disa nga akterët politik e kanë kthyer shpikjen e krizave në metodë pune.
“Se, me qenë ndryshe, ata do të duhej me punu diçka. E pikërisht këtu qëndron problemi. Disa e kanë kthyer shpikjen e krizave në metodë pune për konsum politik. Përndryshe, s’mbijetojnë dot politikisht.”, ka përfunduar ai./21Media