“Sulmet e VV-së ndaj mediave”, Lama: Kush e sfidon të vërteten e tyre janë armiq, kjo është fashizëm

(Lajm i përditësuar)

“Sulmet e VV-së ndaj mediave”, Lama: Kush e sfidon të vërteten e tyre janë armiq, kjo është fashizëm

Analistja poltike Alma Lama ka reaguar ndaj sulmeve që iu bëhen mediave në Kosovë nga VV-ja, duke i cilësuar ato si veprime që kufizojnë lirinë e shtypit dhe që karakterizohen nga tendenca fashiste.

Ajo thekson se shpallja e gazetarëve armiq dhe kriminelë është një kërcënim serioz për demokracinë.

“Edhe gazetarët janë armiq të shpallur dhe kriminelë; kushdo që e sfidon të vërteten e tyre janë armiq, kjo me të vërtetë është fashizëm,” tha Lama.


”Futja e Kurtit në listen e zezë amerikane” Lama: Do të ishte goditje edhe për Kosovën

Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 tha se futja e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit në listen e zezë amerikane, do ishte goditje jo vetëm për të por edhe për shtetin e Kosovës.

Ajo tha se raportet e ngushta me Washingtonin kanë qenë arsyeja kryesore pse një masë e tillë nuk është marrë.

“Nëse Albin Kurti futet në listën e zezë amerikane, ajo nuk do të ishte goditje vetëm për Albin Kurtin, por edhe për Kosovën. Prandaj ata matin mirë para se të veprojnë. Po të mos ishte ky raport i ngushtë i SHBA-së me Kosovën, jam e sigurt se ai do të kishte përfunduar më herët në listën e zezë,” tha Lama.


Lama: Politika e Kurtit po i bën më shumë dëm Kosovës sesa Amerikës

Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 komentoi reagimin e Ambasadës së SHBA-së lidhur me politikat e Albin Kurtit, duke theksuar se veprimet e qeverisë po prekin edhe interesat amerikane dhe po rrezikojnë stabilitetin në vend.

“Sot, Ambasada Amerikane e tha shprehimisht se po cenohen edhe interesat amerikane. Cenimi i interesit amerikan është nxitja e trazirave dhe rrezikimi i gjithë Kosovës, në të cilën amerikanët kanë investuar më së shumti. Këto janë drejtpërdrejt cenim i interesave. Kjo politikë e Kurtit i bën më shumë dëm Kosovës sesa Amerikës,” tha Lama./RTV21/21Media

Back to top button