Kurti pengues i politikave të SHBA-së në Kosovë

Në mbledhje të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit Amerikan, u diskutua domosdoshmëria që Kosova të anëtarësohet në NATO, dhe që duhet një hetim amerikan mbi sulmin terrorist  në Banjskë.

Por, kongresisti republikan, njëherësh kryetari i nënkomisionit për Evropë, Keith Self, duke shprehur shqetësim për situatën politike në Kosovë ka pyetur tre ekspertët që merren me politikat ballkanike të pranishëm në sallë; Max Primorac, Luke Coffey dhe Edëard Joseph nëse e shohin kryeministrin në detyrë Albin Kurti si pengues të proceseve.

‘’Thjeshtë preferojë një përgjigje me po ose jo. Unë e kuptojë se kjo nuk është një cështje e studimeve, a e shohin tre burokratët e karrierës së Departamentit të Shtetit kryeministrin Kurtin si pengues?”, tha Keith Self, kryetar i Komisiontit për Evropë.

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, vlerësoi se raportet e Kosovës me SHBA-të nuk janë në nivelin e duhur për shkak të mungesës së koordinimit të veprimeve të Qeverisë së Kosovës.

“Nuk është filozofi e thellë të thuhet se marrëdhëniet me SHBA-të nuk janë në atë nivel që do të dëshironim të shihnim. Nuk dua të kërkoj fajtorin në këtë drejtim, sepse përkeqësimet kanë filluar të ndodhin edhe në qeveritë e mëparshme. Por, nuk bën të jemi të heshtur, të painteresuar se çfarë po ndodh me këto raporte. Kemi pasur disa raste edhe gjatë kësaj qeverie që SHBA-të kanë tërhequr vërejtjen për shumë gjëra, sidomos për mungesën e koordinimit në marrjen e vendimeve esenciale. Mendoj se është koha që tani të fillojmë të bëjmë përpjekje sa më të mëdha që të ripërtrijmë atë nivel të raporteve që kemi pasur me SHBA-të.”, tha Spahiu për RTV21.

Edhe eksperti për politikë dhe diplomaci, Agon Maliqi, shprehë shqetësim për raportet jo të mira të Kosovës me SHBA-të si shkak i veprimeve të Qeverisë Kurti.

‘’Ky qëndrim i tyre reflekton konsensusin e mendimit të ekspertëve në Uashington, por edhe të gjithë njerëzve që e njohin problematikën e marrëdhënieve Kosovë-SHBA se marrëdhënia e Kurtit me SHBA-të është problematike dhe ai shihet si pengues i proceseve dhe interesave që diplomacia Amerikane i ndjek në rajon. Mbështetja e SHBA-së ndaj Kosovës si shter vazhdon por ne nuk mund të kemi marrëdhënie produktive”, tha Maliqi.

Ish-ambasadori Spahiu dhe eksperti i çështjeve politike Maliqi kërkojnë nga përfaqësuesit politikë që të përkushtohen më shumë për thellimin e marrëdhënieve me SHBA-të dhe BE-së. Sipas tye, Kosova nuk mund të ketë përparim pa mbështetjen e aleatëve.

“E kaluara ka dëshmuar se pa SHBA-të nuk do të ishim në gjendje të merrnim hapat që kemi marrë që nga shpallja e pavarësisë e më tutje në shtetndërtimin tonë. Prandaj, nuk ka pse të dyshohet se edhe në të ardhmen ndihma e Amerikës është shumë esenciale për ne. Natyrisht që qeveritarët tanë, kushdo që të jetë, duhet ta kenë këtë parasysh dhe të bëjnë çmos që të forcojnë raportet me SHBA-të ashtu siç i kemi pasur. Jo vetëm me SHBA-të, por thellimi i marrëdhënieve duhet të bëhet me të gjithë partnerët tanë demokratikë të BE-së, në mënyrë që të konsolidojmë pozicionin tonë në konstelacionin ndërkombëtar.”, tha Spahiu.

‘’Kosova duhet ta ketë pritoritet thëllimin e marrëdhënieve jo pse po na kërkohet por sepse është në interes për Kosovën. Ne nuk mund ti zgjidhim çëshjtet tona me Serbinë, integrimin tonë në NATO dhe në strukturat euroatlantike pa bashkëpunuar në mënyrë konstruktive me këta partner. Një Qeveri e ardhshme duhet të krijojë raporte të mirëbesimit sepse kjo Qeveri aktuale nuk ka qenë e aftë për këtë”, tha Maliqi.

Më 12 Shtator të këtij viti SHBA-ja ndërpreu dialogun strategjik me Qeverinë e Kososvës. Vendimi u njoftua nga ambasada amerikane në Prishtinë, si reagim ndaj veprimeve dhe deklaratave të qeverisë në detyrë të Kosovës që, sipas SHBA-së, “kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë”./RTV21/21Media

 

Back to top button