Refuzohen mbi 6 mijë aplikime për votim nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga 26 nëntori deri më 4 dhjetor janë pranuar më shumë se 55.600 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar mbi 48.600, ndërkaq janë refuzuar mbi 6.400.
Ndërkohë, në vlerësim e sipër janë rreth 500 aplikime.
KQZ ka thënë pjesa më e madhe e diasporës janë regjistruar për të votuar përmes postës. Ndërkaq, mbi 12,000 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?