Votat e mërgatës, Lushaku: Jemi shumë të sigurt që LDK-ja do të jetë partia e parë

(Lajm i përditësuar)
Votat e mërgatës, Lushaku: Jemi shumë të sigurt që LDK-ja do të jetë partia e parë
Jehona Lushaku nga LDK-ja, në emisionin “Click” në RTV21, u shpreh e lumtur se mërgata do të vijë më 28 dhjetor dhe do të votojë në Kosovë.
“Jemi shumë të sigurt që, me paralajmërimet që i kanë bërë familjarët tanë, natyrisht edhe degët, jemi shumë të sigurt që LDK-ja është partia e parë”, tha Lushaku.
Lushaku për Partinë Guxo: Rugovistët e vërtetë janë në LDK, të tjerët manipulojnë
Jehona Lushaku nga LDK-ja, në emisionin “Click” në RTV21, tha se njerëzit që janë rugovistë të vërtetë janë brenda LDK-së.
“Çdo gjë tjetër që është jashtë saj është një lloj devijimi dhe është keqpërdorim madje i asaj që quhet rugovizëm. Unë nuk kam dëshirë të komentoj mbi atë se pse i duhet një presidenteje apo partisë Guxo të thirren në disa vlera; ata e bëjnë këtë për të manipuluar publikun dhe për të marrë vota nga ne”, u shpreh ajo./21Media