​Liverpool ‘humb’ fitoren në minutën e fundit të kohës shtesë

Futbollistët e Liverpool kanë barazuar në udhëtim ndaj Leeds me rezultatin 3:3, edhe pse ishin në epërsi prej dy golash.

Ky është njëherësh barazimi i tyre i dytë në edicionin e ri të garave në Premierë Ligë pas 15 ndeshjeve të zhvilluara.

Në një ndeshje dramatike, Hugo Ekitike shënoi dy herë brenda vetëm minutash lojë, 48’ dhe 50’, për epërsinë e Liverpool në pjesën e dytë.

Skuadra vendëse zvogëloi epërsinë e “të kuqve” me golin e Clavert-Lewin në minutën e 73-të nga pika e bardhë, raporton KosovaPress.

Leeds vetëm dy minuta më vonë barazoi me golin e Stach, pas asistimit të Aaronson.

Liverpool u rikthye sërish në lojë duke shënuar golin e tretë përmes Dominik Szoboszlai, dhjetë minuta para përfundimit të kohë së rregullt.

Megjithatë, ekipi mysafir u desh të kënaqej vetëm me një pikë në këtë ndeshje, pasi Ao Tanaka barazoi shifrat 3:3, në minutën e gjashtë të kohës shtesë.

Liverpool renditet në pozitën e tetë me 23 pikë, ndërsa Leeds renditet në pozitën e 16-të me 15 pikë.

Back to top button