Haradinaj: Të renditur e në rresht si Një, jemi krah teje Kosovë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë në zgjedhjet e 28 dhjetorit me numrin 129, bëri të ditur kreu i partisë, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook.
Haradinaj thekson se mesazhi i këtij numri është simbolik dhe i qartë: “Të renditur e në rresht si Një, jemi krah teje Kosovë”.
Ai shtoi se ky numër përfaqëson angazhimin dhe përkushtimin e Aleancës për qytetarët dhe të ardhmen e vendit.
“Kosova na thërret! Na priftë e mbara!”, përfundon postimi i Haradinajt, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mbështesin AAK-në.