Kurti pret në takim Alban Skënderajn: Koncerte të jashtëzakonshme në Prishtinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim këngëtarin e njohur Alban Skënderaj.
Përmes një postimi në Instagram, Kurti e përgëzoi atë për koncertet dhe i dëshiroi suksese në karrierë, teksa tregoi detaje se çfarë është diskutuar në këtë takim.
“Në bisedën time të parë të gjatë me Alban Skënderaj, diskutuam për energjinë, lirinë, progresin dhe kureshtjen që gëzon rinia shqiptare sot. Kosova dhe Shqipëria përpara kanë vetëm zhvillimin e pakthyeshëm, të cilit i prin edhe arti e kultura e artistëve tanë të shumtë. Ndërkohë për katër netë me radhë ai emocionoi shumë dashamirës të muzikës së tij, me performanca mbi dy orëshe në palestrën “1 Tetori” të Prishtinës. Përgëzime Albanit për koncertet e tij të jashtëzakonshme në Prishtinë. I uroj edhe shumë dekada të tjera karrierë të suksesshme”, ka shkruar Kurti në Instagram.
Skënderaj ka mbajtur koncert në Prishtinë për katër netë.
View this post on Instagram