Juliana Nura: Ronaldo më kërkoi numrin

Juliana Nura, ka treguar një histori në një takim rastësie me futbollistin e njohur Cristiano Ronaldo, në vitin 2016, në një intervistë, ajo i that ë gjitha se si kishte filluar në një ditë në Ibiza, ku organizohej një festë.

“Shkuam në Ibiza, aty ishte një jaht ku ishin disa jahte afër, te porta ku ishin pak si party dhe po vjen një jaht dhe ishin disa djem, njëri nga ta ishte Ronaldo dhe ishin afër tavolinës tonë”,  tha Nura

Ajo poashtu tregoi se Ronaldo i kishte kërkuar numrin përmes një shoku të tij, duke i ftuar në një festë që do të mbahej ditën tjetër

‘’Ne duke bërë shaka, duke kërcyer, po vjen njëri e po thotë,Ronaldo po ta kërkon numrin, dhe nesër tha është një party këtu afër dhe jeni të ftuar,kemi bërë muhabet, por ishte shumë djalë i mirë, shumë i thjeshtë’’, tha ajo

Juliana tregoi edhe një rast tjetër ku kishte takuar Karim Benzeman në Dubai, por u shpreh se ndryshe nga Ronaldo, ai ishte më i ftohtë dhe jo aq i shoqërueshëm

“Shihe, e kam takuar edhe Benzeman, por në Dubai ishte kështu mbreti i botës, po kush je, askush nuk të merr parasysh. Ishte shumë respektueshëm dhe për këtë kam respekt për të. Tani më ka bërë bllok në Instagram… po bëj shaka se është martuar tani. Në vitin 2016 ka qenë ajo,unë Instagramin ia dhashë, përfundoi ajo’’, u shpreh ajo.

Back to top button