Musliu: Osmani po e kryen mandatin duke u marrë vetëm me Hashim Thaçin

(Lajm i përditësuar)
Musliu: Osmani po e kryen mandatin duke u marrë vetëm me Hashim Thaçin
Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar ashpër Presidenten Vjosa Osmani për mënyrën se si po e kryen mandatin e saj. Sipas Musliut, Osmani ka përqendruar aktivitetin e saj tek çështjet që lidhen me ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, duke mos folur për problemet reale dhe të përditshme të qytetarëve.
“Vjosa Osmani po e kryen mandatin duke u marrë vetëm me Hashim Thaçin në Hagë. Nuk ka qenë në gjendje të thotë një fjali të vetme për të gjykuarit në Hagë,” tha Musliu.
Musliu kritikon Osmanin: Nuk ka bërë gjë përveç që i ka mbajtur zhagun e VV-së
Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar ashpër Presidenten Vjosa Osmani, duke theksuar se ajo nuk ka kontribuar pozitivisht për vendin dhe ka favorizuar Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas Musliut, Osmani ka shkelur kompetencat e presidencës dhe ka vepruar në mënyrë të njëanshme.
“Në prill, kur të vijë momenti, ia japim mandatin atij që e meriton. Nuk ka mandat për Osmanin. Nuk i ka bërë asgjë të mirë këtij vendi përveç që ia ka mbajtur zhagun VV-së. Nëse një presidente ka shkelur gjithçka në atë institucion, është Vjosa Osmani. Më vjen keq,” tha Musliu.
Musliu: Kurti ishte i dërguari i posaçëm i Dejona Mihalit në takim me Presidenten Osmani
Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar rolin e kryetarit të VV-së Albin Kurti në përcaktimin e datës së zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ajo tha se Kurti kishte vepruar si përfaqësues i Dejan Milahit gjatë takimit me Presidenten Vjosa Osmani, duke kërkuar këtë datë, dhe se Presidentja e kishte miratuar propozimin pa probleme.
“Albin Kurti ishte i dërguari i Dejona Mihalit në takim me Presidenten Vjosa Osmani, ku kërkoi datën 28 dhjetor për zgjedhje. Presidentja caktoi datën 28 dhjetor pa problem, dha aminin e saj, e miratoi dhe bekoi propozimin e Dejan Milahit,” tha Musliu.
Musliu sfidon Kurtin, ”Nuk ka vulën e patriotizmit”
Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, në ”Click” të RTV21 ka kritikuar kryetarin e VV-së Albin Kurtin për mungesën e kontributit të tij në çështjet e sigurisë dhe patriotizmit.
Ajo tha se Kurti ka refuzuar të marrë pjesë aktive në ngjarje historike të rëndësishme dhe se veprimet e tij kanë qenë kryesisht të përqendruara në veri, duke lënë jugun pa veprime konkrete.
“Kush udhëheq sot në veri? Çështja e veriut, ky nuk pretendon të marrë vulën e patriotizmit, ka refuzuar pjesëmarrjen aktive në luftë në Qirez, po thojmë se ka çliruar vetëm Veriun. Por çfarë ka bërë për jugun?,” tha Musliu.
Musliu: PDK ka shpallur Kosovën shtet sovran, jo VV-ja
Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kundërshtuar pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se PDK-ja ka kontribuar vendimmarrësisht në shpalljen e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur. Ajo vuri në dukje se gjatë qeverisjes së PDK-së nuk janë regjistruar incidente të tilla si ato në Bajnsë.
“Nuk na e kanë marrë Vulen e patriotizmit, VV pretendon se e kanë marrë. PDK-ja ka shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, me kufirin aty ku është, jo te ura e Ibrit. Sa ka qenë PDK-ja në pushtet, nuk kemi pasur akte terroriste si në Bajnsë,” tha Musliu.
Musliu: Lista Serbe është bërë ‘gogol’ zgjedhor
Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, në ”Click” të RTV21 ka kritikuar përdorimin politik të Listës Serbe në procesin zgjedhor.
Ajo tha se kjo listë shpesh shfrytëzohet si mjet politike dhe nuk duhet të jetë pengesë për krijimin e institucioneve të vendit.
“Lista Serbe është bërë gogol, ose një lodër e cila shfrytëzohet sa herë ka zgjedhje. Nuk guxon Lista Serbe të jetë problemi kryesor që na e vështirëson krijimin e institucioneve,” tha Musliu.
Musliu: Uroj që Limaj të jetë pjesë e Kuvendit, është një e drejtë e PDK-së që nuk u bashkua me të
Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka shprehur respekt të madh për Fatmir Limajn kryetarin e Nismës, duke theksuar se ai ka përballuar padrejtësi dhe ka triumfuar në përballjet me drejtësinë. Megjithatë, Musliu ka sqaruar se vendimi i PDK-së për të mos u bashkuar me Nismën në zgjedhje është një të drejtë e partisë për të vendosur vetë strategjinë e saj elektorale.
“Kam respekt për Limajn. Ka pasur përballje dhe gjykime të padrejta, është ballafaquar me drejtësinë dhe ka triumfuar. Uroj me gjithë zemër që Limaj ta kalojë pragun dhe të jetë pjesë e Kuvendit; ardhja e tij e begaton Kuvendin. Pse PDK-ja nuk është bashkuar me Nismën? Unë mendoj se është një e drejtë e PDK-së që të vendosë vetë me kë shkon në zgjedhje,” tha Musliu.
”Kurti premtoi kot”, Musliu: Qytetarët nuk po i mbushin karrocat e marketit si më parë
Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit për dështimin në përmbushjen e premtimeve ekonomike. Sipas saj, qytetarët po përballen me çmime të larta të produkteve bazë dhe të energjisë elektrike, duke e bërë jetesën të pamundur.
“Ai ka premtuar uljen e çmimeve, por çmimet janë rritur. Më ka marrë malli me hy në dyqan dhe pa një qytetar që ka mbushur karrocën e marketit si më parë. Është e pamundur të jetohet sot me këto kushte që përballen qytetarët. Ai ka premtuar edhe lirimin e çmimit të rrymës, por sot është dhjetëfishuar,” tha Musliu.
Musliu: VV po dëmton Kosovën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, në ”Click” të RTV21 ka theksuar se për momentin fokusi i i PDK-së është prezantimi i ofertës për qytetarët dhe arritja e fitores në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Nuk është temë një herë për një herë. Për momentin e kemi prezantimin e ofertës së PDK-së dhe fitoren e 28 dhjetorit. Opinioni im personal, unë jam kundër VV-së. nuk e kam personale me asnjë prej tyre. Unë mendoj se VV-ja i sjell dëm këtij vendi, dhe duke u bazuar në këtë, unë i kam qëndrimet e mia” tha Musliu.
Musliu: Kurti ka vetëm një frikë, fuqinë e PDK-së
Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, në ”Click” të RTV21 ka komentuar një deklaratë të Albin Kurtit, lidhur me kryetarin e PDK-së, duke theksuar se ai e ka vetëm një problem, PDK-në. Sipas saj, Kurti e njeh fuqinë dhe vlerat e partisë, dhe kjo është arsyeja e shqetësimit të tij.
“Albin Kurti të vetmin problem e ka me PDK-në, e ka frikën PDK-së sepse Kurti e din fuqinë e PDK-së dhe i di vlerat e saj,” tha Musliu.
”Presioni mbi administratën publike”, Musliu: Liri e shprehjes e kërcënuar nga Kurti
”Largime nga puna”, Musliu: Kurti përndjek punonjësit për bindjet politike
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka akuzuar qeverinë e Albin Kurtit për presion dhe përndjekje ndaj administratës publike dhe profesionistëve të sektorëve të ndryshëm.
Sipas saj, Kurti po përdor metoda që e kufizojnë lirinë e shprehjes dhe sigurinë e punonjësve, duke paralajmëruar madje edhe largime nga puna për ata që kritikojnë apo shprehin mendime të ndryshme.
“Përndjekje të administratës. Një punëtor nuk mundet me postu lirshëm në rrjetet sociale, me komentu. Mësuesi në shkollë ndjehet i përndjekur nga kjo qeveri, polici ndjehet i përndjekur, diplomati ndjehet i përndjekur, mjeku ndjehet i përndjekur nga kjo qeveri, duke u paralajmëruar me largim nga puna. Albin Kurti po përdor këto metoda të përndjekjes në administratën publike,” tha Musliu.
“Ne nuk kemi institucione për me djegë”, Musliu: Kurtit i dalim përballë më të fortë se kurrë
Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka folur për rolin e opozitës dhe angazhimin e PDK-së në, siç tha ajo, pengimin e ligjeve të dëmshme për vendin.
Ajo theksoi se PDK-ja do përpiqet të fitojë me program dhe me njerezë adekuat, duke nënvizuar se PDK-ja synon të kundërshtojë mashtrimet e Albin Kurtit vetëm përmes institucioneve dhe platformës së saj politike.
“Me djegje të Kuvendit kurrë nuk kemi me luftu, as sot e 100 vjet, sepse nuk kemi institucione për me djegë. PDK-ja ka me punu për demantimin e çdo mashtrimi që Albin Kurti u ka bërë qytetarëve dhe vazhdon t’u bëjë. Por asnjëherë nuk jemi të gatshëm me gju policinë me gur, nuk jemi të gatshëm me i qorru policët, nuk jemi të gatshëm me dalë me i sharë SHBA-të. Sot jemi më të fortë se kurrë me i dalë përpara Albin Kurtit me një program, me një kandidat dhe me një listë premtuese,” tha Musliu.
Musliu: Albin Kurti çdo ditë e han nga një qershi
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar pritjet e saj për rezultatin e zgjedhjeve, duke vlerësuar se mbështetja për kryeministrin Albin Kurti dhe subjektin e tij politik do të bjerë ndjeshëm. Ajo theksoi se, sipas saj, Kurtit nuk do t’i përsëritet rezultati i zgjedhjeve të kaluara.
“Albin Kurti nuk do t’i marrë më 42.5%; do të marrë më pak se 40%,” tha Musliu, teksa shtoi se ”Albin Kurti çdo ditë e han nga një qershi dhe e bën nga një skandal”.
“Ia pafshin hajrin Kurtit”, Musliu kritikon qeverinë për largimin e të rinjve
Musliu godet Kurtin: Qytetarët po ikin, qeveria s’po u jep shpresë
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka theksuar se PDK-ja hyn në zgjedhje me një kandidat të dëshmuar për kryeministër, një program zhvillimor dhe një listë të fortë kandidatësh. Ajo kritikoi qeverinë aktuale për mungesë vizioni dhe për rritjen e pakënaqësisë së qytetarëve, duke theksuar se largimi i të rinjve është bërë fenomen i dhimbshëm për familjet kosovare.
“E kemi një kandidat për kryeministër të dëshmuar, një profesionist, një program që garanton zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët, dhe kemi një listë me emra të rëndësishëm. Nëse prindërit i përcjellin çdo ditë fëmijët në aeroporte për vende të ndryshme dhe kthehen në shtëpi të vetmuar, dhe nëse e shohin të denjë Albin Kurtin, atëherë çka me iu ofru ne? Ia pafshin hajrin Kurtit” tha Musliu.
Musliu: Fitorja e PDK-së është e pashmangshme, qytetarët janë të lodhur nga kjo qeveri
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, vlerëson se fitorja e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme është e pashmangshme. Sipas saj, puna që po bën PDK-ja dhe pakënaqësia e thellë e qytetarëve ndaj qeverisjes aktuale po krijojnë një momentum të ri politik në vend.
“Fitore e pashmangshme. Bazohem në dy shtylla, e para te puna që po bën PDK-ja, dhe shtylla tjetër lodhja e qytetarëve, frustrimi dhe vuajtjet që kjo qeveri po ua shkakton atyre,” tha Musliu.
Musliu: Slogani i PDK-së për qytetarët jo për partitë politike
Ganimete Musliu, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se në PDK koncepti i “vijave të kuqe” nuk ka pasur kurrë vend për shqiptarët..
Ajo theksoi se fushata e PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit është e orientuar drejt qytetarëve dhe jo ndaj partive politike.
“PDK Vija të kuqe asnjëherë nuk kanë pasur për shqiptarët. Slogani i PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit lidhet me qytetarët, jo me partitë,” tha Musliu./RTV21/21Media