Sulmoi një polic në Suharekë, i dyshuari në arrati

Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor është sulmuar më 10.12.2025 deri sa ishte jashtë detyrës zyrtare.
Tutje Policia, ka bërë të ditur se, viktima deri sa ishte duke lëvizur në auto-udhë në Suharekë kishte hasur në dy automjete të ndalura në shiritin rrugor.
I njëjti ishtë ndaluar që të bisedonte me vozitësit për arsyen e ndalesës në rrugë, deri sa u ka kërkuar atyre që të marrin masa për siguri për shkak të kushteve atmosferike.