Jashari: Qeveria pengesë për rikthimin e dialogut strategjik SHBA-Kosovë

Gjatë kësaj jave për vizitë në Prishtinë ishin zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve të kryesuar nga zëvendësdrejtori i Zyrës për Evropën Perëndimore dhe Qendrore, Lyn Debevoise. Zyrtarët e DASH-it xhvilluan disa takime përfshirë KQZ-në, Gjykatën Kushtetuese dhe presidenten Osmani, siç u tha për thëllimin e bashkëpunimit. Nga zyra e presidentes ndër të tjera thanë se u diskutua për partneritetin strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së , duke theksuar se rikthimi i Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA mbetet prioritet i rëndësishëm në avancimin e interesave të përbashkëta. Por, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shemsi Jashari, për RTV21 vlerëson se dialogu strategjik i pezulluar nga SHBA për shkak të veprimeve të pa koordinuara të Qeverisës ë Kosovës nuk mund të rikthehet në rrethana aktuale, pa u zgjedhur një Qeveri stabile pas zgjedhjeve.
‘’Në rrethana aktuale është e pamundshme të rikthehet dialogu strategjik SHBA-Kosovë për faktin se arsyet për të cilat është ndal ky dialog nuk kanë ndryshuar. Kemi parë edhe zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në DASH, në Kongresin Amerikan ku qartazi thuhet se kjo Qeveri është pëngesë për zhvillimin e dialogut strategjik. E vetmja mënyrë për të rifilluar një dialog strategjik është nëse ndryshon kjo Qeveri. Kjo mund të ndodh pas zgjedhjeve që do të mbahen pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Nëse prodhohet një Qeveri stabile e cila i respekton aleatët.”, tha Jashari./RTV21/21Media