Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku ironizon me Muratin për vizat: Veç kur t’na tregoni se e keni shpallur Pavarësinë e Shqipërisë

Hekuran Murati nga Vetvendosje ka deklaruar se meriitat pr liberalizimin e vizave i takojn Qeveris Kurti.

Ndaj tij ka reaguar Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës duke thënë se të njëjtit ‘’janë bërë qesharak’’ dhe se kontributi i vetëm i tyre është gazi lotsjellës dhe vonesat disa vjeçare.
“Kontributi juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës dhe vonesat disa­vjeçare.Asnjë kontribut tjetër nuk keni. Asnjë.Qesharak jeni bërë.”ka shkruar ajo n Facebook.

“Veç kur të na tregoni një ditë se ju e keni shpallur edhe Pavarësinë e Shqipërisë, edhe e keni çliruar Kosovën.Mos u merr me gjëra koti.Dil pak dhe shko vetëm në një barnatore, e ke me i pa qytetarët tanë duke mos pasur para as barnat me i pagu.Dil dhe takoje ndonjë pensioner, e të tregon se si po duhet me kursy nga buka e gojës për t’i paguar faturat e energjisë elektrike.Kryeje ndonjë punë tënden, e pastaj krekosu.”, ka përfunduar ajo./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button